Foto-ilustrim

Prizren, babai rrah të birin

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Prizren pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30 në Prizren.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje.