Prizren: Arrestohet për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës nga rajoni i Prizrenit njofton se ka arrestuar një burrë të dyshuar pasi që gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar 94.31 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Po ashtu, tek i dyshuari janë gjetur dy mullinj për bluarje, katër pako rizlla, një telefon mobil, një peshore, 450 euro dhe 20 franga zvicerane para të gatshme.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.