Prizren: Arrestohet për fotografim të fletëvotimit

Policia në Prizren ka njoftuar se një person është arrestuar pasi është zënë duke e fotografuar fletëvotimin e tij.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Në shkollën ‘11 Marsi’ në Prizren një person është arrestuar për shkak të cenimit të privatësisë së  votimit- fotografimit të votës. Personi është duke u intervistuar”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj