Ilustrim

Prizren, arrestohet një person për vjedhje të veturave

Një shtetas i Shqiprisë është arrestuar dje nga Policia, pasi që dyshohet se ka vjedhur disa vetura.

Rasti ka nodhur në rrugën “Shotë Galica”, në Prizren, më 24 prill.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollës së të dyshuarit, atij i janë konfiskuar një kaçavidë dhe dorëza të cilat dyshohet t’i ketë përdorur në rastet e vjedhjeve.

Gjithashtu i janë konfiskuara edhe gjësende tjera të vjedhura.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.