Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren: Arrestohet një person për ngacmim seksual

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje në Prizren, një të dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka hyr në shtëpinë e viktimës femër kosovare dhe ka ngacmuar seksualisht viktimën.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.