Foto: Ilustrim
Prizren, arrestohet një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gruan e tij
11.9.2021 - 16:11
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një burrë pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur dje në Prizren, në rrugën Evlia Qelebija rreth orës 03:20.
Policia ka thënë se viktima ka pësuar lëndime trupore.
Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.