Foto: KALLXO.com Ilustrim

Prizren, arrestohet i dyshuari për vjedhjen e kasafortës me para në një lokal

Një person është arrestuar në Prizren pasi i dyshohet se në bashkëveprim me një person tjetër, që gjendet në arrati, ka depërtuar me forcë brenda një lokali, duke vjedhur një kasafortë me një shumë parash.

Sipas njoftimit të Policisë, nuk dihet saktë shuma e vjedhur ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:00.