Prizren, arrestohet e më pas lirohet personi që dyshohet se e rrahu vajzën e tij të mitur

Babai i cili dyshohet se rrahu vajzën e tij të mitur pak ditë më parë në Prizren është liruar në procedurë të rregullt.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti-Sejrani.

Ajo ka thënë se i dyshuari pas intervistimit është liruar.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm ju njofton se i dyshuari me inicialet H.B., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve. I njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt” -thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Prokuroria më tej ka sqaruar se rasti është duke u trajtuar kurse për rrjedhën e mëtejme do të njoftojnë.

KALLXO.com pak ditë më parë raportoi se si një burrë ushtronte dhunë fizike ndaj një vajze.

Rasti ka ndodhur në Prizren, në lagjen “Bajram Curri”, rruga “Rezistenca e Vërrinit”.

Në pamjet e dërguara në adresë të KALLXO.com shihet se si një burrë e rrah një vajzë në rrugë dhe në oborrin e shtëpisë. https://kallxo.com/lajm/prizren-burri-e-rreh-vajzen-para-syve-te-disa-personave/

Siç mëson KALLXO.com, vajza e mitur e cila ishte viktimë e dhunës, ka edhe probleme shëndetësore.

Pas raportimit të KALLXO.com i dyshuari ishte arrestuar.