Prizren, arrestohet burri nën dyshimin se dhunoi të miturën

Një burrë është intervistuar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se në shtëpinë e një gruaje në Prizren ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Rastin në Polici e ka paraqitur babai i viktimës, i cili ka raportuar se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia, kishte qëndruar te shtëpia e një grua-vajze dhe aty kishte zhvilluar marrëdhënie seksuale me një burrë të moshës madhore.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa viktima pas kontrolleve mjekësore është kthyer në familje.

Rasti po trajtohet si dhunim.