Foto: PK

Prizren, arrestohet babai që kishte kërcënuar djemtë, ishte nisur i armatosur drejt tyre

Një person është arrestuar pasi kishte kërcënuar djemtë e tij dhe ishte nisur drejt vendit ku ata ishin duke punuar.

Mirëpo, reagimi i menjëhershëm i Policisë ka bërë që i dyshuari të ndalohet dhe gjatë kontrollit në brez i janë gjetur një pistoletë dhe dy karikatorë me 10 fishekë.

Rasti ka ndodhur në Krushë të Vogël të Prizrenit gjatë ditës së djeshme.

Sipas Policisë, në lidhje me këtë rast i dyshimti N.K., i lindur në vitin 1963, është shoqëruar në stacionin policor Prizren VERI, ku është intervistuar.

Për rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëroi që rasti të dërgohet në procedurë të rregullt.

Rasti, i cili po trajtohet si armëmbajtje pa leje, po hetohet.