Ilustrim

Prizren - Arrestohen shtatë persona, kapen me drogë

 

Shtatë të dyshuar janë arrestuar në Prizren, ndërsa tek të njëjti janë gjetur dy qese me kokainë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me 20 prill rreth orës 21:30 shtatë të dyshuar ishin hasur duke pirë kafe në një lokal në rrugën ‘Ismajl Kryeziu’ në Prizren.

Të njëjtit janë arrestuar, kurse me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali.

Tutje sipas policisë aty ishin gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokaine me peshë prej 0.59 gram. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.