Ilustrim - Policia në aksion

Prizren, arrestohen për mosrespektim të masave kundër pandemisë dhe për kanosje të policëve

Dy persona në Prizren janë arrestuar mbrëmë nga policia pasi që të njëtit nuk kanë respektuar masat e qeverisë për kufuzim të lëvizjes, për kanosje dhe pengim të personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, në Prizren, ku rreth orës 21:20, policia ka ndaluar dy persona të dyshuar të cilët nuk kanë respektuar orarin e lëvizjes.

Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ka kanosur njërin nga zyrtarët policor, ndërsa tjetri ka penguar zyrtarët policor që ta arrestonin të dyshuarin tjetër, dhe kishte incizuar me telefon.

Dy të dyshuarit sipas policisë, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se në rajonin e Prizrenit janë ndaluar edhe tetë persona të tjerë të dyshuar të cilët nuk kanë respektuar masën e qeverisë për kufizim të lëvizjes që nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

I dyshuari i parë është ndaluar në orën -01:00 në rrugën “Rrust Kabashi”, katër të dyshuar të tjerë janë ndaluar në rrugën “Ismail Kryeziu”, mbrëmë pas mesnate, dhe katër të dyshuarit e fundit janë ndaluar në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Për tetë të dyshuarit policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin lënda e rasteve procedohet në procedurë të rregullt.