Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Prizren - Arrestohet një person për posedim të narkotikëve

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të narkotikëve në rrugën “Qesk Zadeja”, në Prizren, dje, më 20.01.2025. 

Sipas Policisë, të dyshuarit fillimisht në veturën e tij i është gjetur një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. 

Më pas, Policia bën të ditur se në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar edhe 36.68 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 0.09 gramë kokainë, 1 peshore, 1 veturë, 1 telefon mobil dhe 1 mijë e 215 euro para të gatshme. 

“Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.” – njofton Policia, sot, më 21.01.2025.