Prizren, arrestohen dy të mitur, dyshohet se sulmuan fizikisht dhe i grabitën 100 euro një 80-vjeçari

Polica ka arrestuar dy të mitur, B.S. dhe A.G., pasi dyshohet se më 03.02.2025 rreth orës 15:30 në rrugën ”Zara” në Prizren kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur 100 euro një 80-vjeçari.

“Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se të dyshuarit me datën 03.02.2025,rreth orës 15:30, në rrugën ”Zara” ne Prizren, një person i moshës 80 vjeçar ishte sulmuar nga dy persona, me ketë rast personat e dyshuar pasi e kanë sulmuar viktimën fizikisht ia kishin marruar portofolin ku ne te kishte 100 euro si dhe dokumente personale te viktimës, pas kësaj të dyshuarit ishin larguar ne drejtim te panjohur”- ka njoftuar Policia.

Viktima, sipas Policisë, kishte pësuar lëndime trupore për çka kishte marrë tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Sipas Policisë, i dyshuari B.S. ka pranuar veprën e kryer.

“Sektori i hetimeve te dyshuarit i kanë sjellë në stacionin policor në Prizren dhe në prezencë të avokatëve, prindërve, punëtorëve socialë janë intervistuar dhe i dyshuari B.S. ka pranuar veprën penale”-  thuhet në njoftimin e Policisë.