Foto: Ilustrim

Prizren, arrestohen dy persona se kishin hapur kafiterinë dhe sulmuan policët

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Prizren janë shoqëruar dy burra në stacionin policor.

Të njëjtit janë ndalur nën dyshimet për veprën penale, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Dy të dyshuarit kishin hapur kafiterinë e tyre ndërsa kur zyrtarët policor kishin shkuar për të zbatuar urdhrin për mbyllje të biznesit, dy personat e ndaluar i kishin penguar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Me datë 13 Mars Qeveria e Kosovës kishte miratuar propozim-vendimi për masat shtesë. Deri më tani në Kosovë janë 13 të prekur nga ky virus.

Pjesë e vendimit të miratuar është edhe mbyllja e kafiterive, bareve dhe restoranteve, mbyllja e tregjeve të kafshëve dhe të automjeteve.

Masat për coronavirusin: Qeveria ndërpren transportin ndër-urban dhe ndërkombëtar

Prizren, Coronavirus, Lëndimi i Policëve.