Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren - Arrestohen dy persona për vjedhje të syzeve

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se i kanë vjedhur katër palë syze një gruaje.

Syzet të cilat dyshohen të jenë vjedhur janë në vlerë rreth 1 mijë euro.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.