Prizren: Arrestohen 5 persona për bixhoz ilegal

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Prizren, pasi që dyshohen për organizim të skemave piramidale të bixhozit.

Këtë policia e ka bërë pas kontrollimit të katër lokaleve në këtë qytet rreth dje rreth orës 20:00.

Policia ka thënë se gjatë kontrollimit të lokaleve janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi: 3 (tri) kutia me 1561 zhitona të lojës Poker, 2(dy) kompjuterë lap topë, 3 (tri) shtëpiza të kompjuterëve, 7 (shtatë) telefona, një diviar, një printer për tiketa të bastoreve sportive, 16 (gjashtëmbëdhjetë) tiketa të bastoreve.

Ndërsa, tutje thuhet se lokalet janë mbyllur nga  inspektorët dhe me vendim të prokurorit kujdestar,  dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.