Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren, arrestohen 3 persona, dyshohen për disa vjedhje

Policia ka raportuar se dje në fshatin Bogoshevë të Prizrenit janë arrestuar tre persona, për të cilët dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një traktor me gjësende të vjedhura.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.