Prizren, arrestohen 2 persona, dyshohet se merreshin me falsifikim të parave

Policia e Kosovës ka kryer një kontroll në një shtëpi në Prizren duke kërkuar një grup të organizuar që merret me falsifikim të parasë.

Sipas Policisë së Kosovës, kjo kontroll është bërë në bazë të një urdhëresë të Gjykatës.

Gjatë kësaj kontrolle, Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër i dyshuar është liruar.

Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:00.