Prizren, aktakuzë për sulm seksual ndaj fëmijës

Një burrë nga Prizreni po akuzohet se ka sulmuar seksualisht një djalë të mitur.

Sipas prokurorisë së Prizrenit, burri F.J, më 27 gusht e kishte parë fëmijën E.K dhe me e kishte thirrur për t’ia blerë një pije.

Më pas, sipas aktakuzës i kishte kërkuar që të shkojnë nën urë duke i thënë se aty është më freskët.

Gjithnjë sipas prokurorisë, i dyshuari  shkojnë në pjesën e nën urës dhe  aty ia zhvesh pantallonat dhe fillon ta prekë me qëllim seksual.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.