Prizren, aktakuzë për armë pa leje

Departamenti i krimeve të rënda në Prizren sot ka ngritur aktakuzë për të pandehurit me iniciale K. B., L. C., dhe Sh. Z..

Porkuroria e Prizrenit ka njoftuar se të tre këta persona dyshohen se kanë kryer vepër penale, duke mbajtur armë të paautorizuar.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri i parë K. B. më 30 mars 2020 në fshatin Greikoc, komuna e Suharekës ka poseduar armë – pistoletë të prodhimit italian të kalibrit 9×19 mm, gjithashtu i njëjti ka poseduar edhe një këllëf të armës të së njëjtës pistolete dhe 55 fishekë të kalibrit 9x19mm, kështu duke e kundërshtuar ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa i akuzuari i dytë me inicialet L. C. nga janari e deri më 30 mars 2020 në po të njëjtin fshat, ka mbajtur të njëjtat armë dhe pas 30 marsit këto armë ia ka dhënë tashmë të akuzuarit tjetër me iniciale K. B.

Të njëjtat armë i ka mbajtur edhe i akuzuari i tret Sh. Z., po ashtu armët i kishte përdorur edhe për të shtënë me to, gjë e cila është e kundërligjshme.

Me këto veprime i akuzuari Sh. Z., ka përmbushur elementet e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së, thuhet tutje në komunikatë.