Prizren, aktakuzë ndaj një kompanie dhe një të dyshuari për degradim të mjedisit

Prokuroria e Prizrenit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj “D.C” Sh.P.K. – person juridik dhe ndaj të pandehurit me iniciale H.E.

Të njëjtit ngarkohen së në fshatin Piranë të Prizrenit kanë shfrytëzuar burimet natyrore në kundërshtim me ligjin.

Sipas Prokurorisë, më 17 shtator 2021 “D.C” dhe H.E. janë hasur duke shfrytëzuar resurset minerare të rërës dhe zhavorrit në sasi prej 174.00 m3, pa poseduar licencë apo leje adekuate nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale – ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.