Prizren, aksident në mes të veturës dhe motoristit

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren.

Sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës, Shaban Osmanollaj, në rrugën Ekrem Rexha një veturë dhe një motorist janë aksidentuar ku si pasojë motoristi ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Ky aksident ka ndodhur për shkak se drejtuesi i veturës nuk ka qenë i kujdesshëm kur ka dashur të kthehet në të majtë.

Përvec lëndimeve të motoristit, ka pasur edhe dëme materiale në veturë dhe motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:53.