Prizren – Administrata Komunale nga e hëna rifillon punën

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 4 maj, puna në administratën Komunale do të ofrohet me orar dhe staf të reduktuar nga ora 09:00 deri në 15:00.

Komuna njofton se ky orar do të vlejë deri në një vendim tjetër që do të merret nga Drejtoria e Administratës.

Ndërsa qytetarët që do të kryejnë shërbime në administratën komunale, do të jenë të obliguar që t ‘i respektojnë masat mbrojtëse kundër pandemisë, duke ruajtur distancën me të tjerët dhe duke qenë të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse.

Ofrimi i shërbimeve online do të vazhdojë edhe më tej, ku qytetarët po ashtu do të mund t’i dorëzojnë kërkesat, ankesat apo çështjet e tjera, në formë elektronike nëpërmjet e-mail adresës: [email protected].