Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Prizren, 4 të arrestuar për rrëmbim e falsifikim parash

Policia e Prizrenit ka dhënë detaje të reja për aksionin e zhvilluar gjatë ditës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Prizrenit, Policia ka realizuar urdhër kontroll në disa lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit.

Më 19 shtator 2019, një shtetas me kombësi turke ishte rrëmbyer dhe ishte mbajtur peng për disa ditë, ndërsa i njëjti ishte gjetur dhe liruar nga Policia.

Në vazhdimësi të këtij rasti, Policia ishte vënë në përcjellje të personave të dyshimtë në atë kohë.

Përveç arrestimit dhe ndalimit të dy personave, Policia rajonale kishte zgjeruar hetimet.

KALLXO.com raportoi sot për aksionin.

Aksion i gjerë kundër drogës në rajonin e Prizrenit

Sot në tri shtëpi në fshatin Hoqë e Qytetit dhe në dy shtëpi në Mamushë, Policia ka sekuestruar mijëra copë material të gatshëm për printim të kartëmonedhave prej 50 dollarësh.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar edhe një makinë që dyshohet se mund të përdoret për prerje  të bankënotave.

Katër personat e arrestuar janë dërguar në ndalim 48 orësh, në pritje të një vendimi të radhës nga ana e Prokurorisë.

Ndërsa lidhur me këtë rast një person tjetër është në kërkim nga hetuesia rajonale dhe rasti aktualisht është nën hetim.