Prizren, 34-vjeçari që u gjet i vdekur po mbahej në paraburgim për grabitje

34-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Qendrën e Paraburgimit në Prizren siç mëson KALLXO.com ishte arrestuar më 10 shtator të këtij viti për veprën penale – grabitje.

Ai ka qenë në paraburgim që nga data 11 shtator, kur edhe i është caktuar masa nga Gjykata e Prizrenit dhe masa i është vazhduar deri më 10 dhjetor.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se 34-vjeçari ka varur veten ndërsa KALLXO.com mëson se në këtë rast është përdorur një çarçaf.

Gjendet pa shenja jete një i paraburgosur në Prizren