Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Prizren, 151 gjoba për shkelje  të masave kundër COVID-19

Policia në Prizren gjatë të shtunës ka shqiptuar 151 gjoba ndaj personave dhe subjekteve për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Përmes një komunikate, Policia thotë se bazuar në vendimet e Qeverisë për masat mbrojtëse kundër sëmundjes COVID-19 bashkë me inspektorët komunalë dhe inspektorët sanitarë AVUK kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe respektimin e masave të vendosura nga institucionet.

Gjatë këtyre aktiviteteve të realizuara në qendrat tregtare dhe lokacione të tjera janë kontrolluar gjithsej 43 lokale, me ç’rast janë shqiptuar  151 tiketa dhe 5 fletëparaqitje për biznese.

Po ashtu, në zbatim të vendimeve të Qeverisë, Policia ka shqiptuar 83 tiketa për kundërvajtje në komunikacion.