Prizren, 10 të ndaluar për mos respektim të masave për kufizim të lëvizjes

10 persona janë ndaluar nga Policia  në në 6 raste të ndryshme, për mos respektim të masave për kufizim të lëvizjes pas orës 21.

Sipas këtij njoftimi, ndalesat kanë ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit në rrugët ‘Reshat Kajagiu’, ‘William Wolker’, ‘Adem Jashari’ dhe  ‘Rrust Kabashi’.

Të gjitha rastet me vendim të prokurorit kanë shkuar në procedurë të rregullt.

Nga data 6 korrik në komunat e Prishtinës, Prizrenti, Ferizajt dhe Vushtrrisë kanë hyrë në fuqi masat e kufizimit të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.