Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Pritjet për të dalë nga Kosova nëpër pikat kufitare

Në dy pikë-kalime kufitare, në atë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova arrijnë deri në 30 minuta, përderisa kolona është e gjatë deri në 150 metra.

Situatë pak më e lehtë është në Jarinjë ku pritjet arrijnë deri në 20 minuta, ndërsa kolona raportohet të ketë arritur deri në 100 metra.

Sipas njoftimit të fundit në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet për të dalë nga Kosova në pikat e tjera të kalimeve kufitare nuk ka, e një situatë e njëjtë është edhe për të hyrë në Kosovë.

Burimi: MPB