Foto: KALLXO.com

Pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova deri në 6 orë

Qendra për Menaxhimin Kufitar, e cila funksonon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar për pritjet dhe kolonat në pikat kufitare që lidhin Kosovën me vendet e tjera.

Sipas njoftimit, në pikën kufitare Merdare kolonat në dalje janë deri në thuajse 3 kilometra dhe qytetarët duhet të përballen me gjashtë orë pritje.

Në hyrje në po këtë pikë ka pritje deri në 15 minuta.

Kolonë e pritje të gjata janë identifikuar edhe në pikën kufitare Muçibabë.

Kolona arrin deri në 550 metra ndërsa pritjet janë deri në 45 minuta.

Edhe në pikën kufitare Jarinjë ka kolonë deri në 450 metra dhe pritje deri në 20 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nuk është identifikuar se ka pritje dhe kolona të gjata nga ana e Qendrës për Menaxhimin Kufitar.