Kolona ne Kufi me Maqedoninë - Han i Elezit - 06.01.2019

Pritjet në Merdarë afro 4 orë

Në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë janë shtuar pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë aktualisht është 3 orë e gjysmë deri në 3 orë e 40 minuta.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta.

Pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë 20 minuta, e për të hyrë në Kosovë 3 deri në 5 minuta.

Pak më gjatë për të dalë nga Kosova qytetarët duhet të presin në pikën kufitare në Muçibabë – 30 minuta, e për të hyrë duhet pritur 5 deri në 10 minuta.

Në pikën kufitare të Mutivodës qytetarët presin 10-15 minuta për të dalë nga Kosova, e 3-5 minuta për të hyrë.

Në Jarinjë pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 3-5 minuta.

Në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, në Han të Elezit, pritjet për të dalë nga Kosova janë 5 deri në 10 minuta, e për të hyrë 3-5 minuta.

Në pikën kufitare me Shqipërinë, në Vërmicë, pritjet për të hyrë dhe dalë janë 3-5 minuta.

Edhe në pikën kufitare me Malin e Zi, në Kullë, pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 3-5 minuta.