(Ilustrim) - Merdarë - Foto: KALLXO.com
Pritjet në kufinjtë e Kosovës
10.8.2024 - 19:59
Pikë kalimi kufitar në Merdare mbetet më i ngarkuari në dalje.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në dalje të kësaj pike kolona është 1,500 metra apo pritje 2 orë deri në 2 orë e gjysmë.
Ndërsa në pikën kufitare në Han të Elezit, qytetarët për të dalë po presin deri në 1 orë.
E në pikat e tjera të kalimit kufitar, pritjet janë 3 deri në 5 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, pos pika në Jarinjë që në dalje pritjet janë 5 deri në 10 minuta.