Foto: KALLXO.com

Pritjet në kufi, jo më shumë se 5 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar mbi gjendjen e pikë-kalimeve kufitare të vendit.

Të dhënat tregojnë se pritjet nuk janë më të gjata se 5 minuta, duke përfshirë edhe pikë kalimet me Shqipërinë, ku në fundjavë qytetarët mësyjnë bregdetin shqiptar.

Por, pritjet janë reduktuar pasi dy qeveritë, Kosovës dhe Shqipërisë, ditë më parë vendosën që kalimi në pika kufitare mes dy shteteve të bëhet pa ndalesa, në fundjavë dhe gjatë muajve të verës.

Kosova dhe Shqipëria ‘pa kufi’ gjatë verës dhe fundjavave

Këto janë të dhënat nga Ministria e Brendshme dhe QKMK për gjendjen e pikave kufitare.