Foto: KALLXO.com

Pritjet e Isa Mustafës pas heqjes së reciprocitetit me Serbinë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e reciprocitetit ka deklaruar se vendimi në fjalë është i guximshëm.

Sipas Mustafës, Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin për partnerët SHBA-të dhe BE-në.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që qon në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm. Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE. Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka kërkuar unitet dhe përkrahje ndaj Qeverisë.

“Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshëm”, thuhet në publikimin e tij.

Qeveri Hoti në mbledhjen e sotme ka hequr reciprocitetin ndaj Serbisë.

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se janë hequr të gjitha pengesat për rifillimin e dialogut.

Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë