Merdare - Foto: KALLXO.com

Pritjet dhe kolonat nëpër pikat kufitare për dalje nga Kosova

Rreth një orë e gjysmë janë pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, radha e automjeteve në hyrje është 20-30 metra, ndërsa dalja është deri në një kilometër.

Ndërsa në pikën kufitare në Merdare, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolonat në dalje janë deri në një kilometër.

Kolona të veturave ka edhe në Jarinjë, ku sipas QKMK-së radha e automjeteve në dalje është 30-50 metra kurse pritjet për hyrje dalje shkojnë deri në 20 minuta.

Pikat e tjera kufitare sipas Qendrës janë kryesisht të qeta dhe nuk kanë pritje të gjata dhe kolona.

 

Fluksi në pikat kufitare/ QKMK