Merdare - Foto: KALLXO.com

Pritjet dhe kolonat nëpër pikat kufitare për dalje nga Kosova

Dy orë janë pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.

Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, radha e automjeteve në pikën kufitare në Merdar është 1000 metra.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, radha e automjeteve në dalje është deri 200 metra. Kurse deri 45 minuta është pritja për të dalur nga Kosova përmes kësaj pike kufitare.

Pikat e tjera kufitare sipas Qendrës janë kryesisht të qeta dhe nuk kanë pritje të gjata dhe kolona.