Merdare, foto nga arkivi

Pritjet deri në 2 orë për të dalë nga pika kufitare në Merdarë

Rreth dy orë është koha që udhëtarët janë duke pritur për të dalë nga pika kufitare në Merdarë.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), për të dalë nga kjo pikë, udhëtarët janë duke pritur 100 deri në 120 minuta, ndërsa për të hyrë në këtë pikë kufitare, udhëtarët presin 5 deri në 10 minuta.

Tek pika tjetër kufitare, te Dheu i Bardhë, udhëtarët për të dalë nga kjo pikë presin 45 deri në 60 minuta, ndërsa për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë, udhëtarët presin vetëm 3 deri në 5 minuta.

Këto dy pika kufitare janë më të ngarkuara, ndërsa në të gjitha pikat e tjera koha që presin udhëtarët për të hyrë ose dalë nga Kosova, është maksimumi 5 minuta, sipas të dhënave të MPB-së.

Për t’u informuar në lidhje me kolonat nëpër pikat kufitare të Kosovës mund të klikoni KËTU.