Ilustrim - Kolona të gjata në pikën kufitare në Merdarë. 07/01/2023. Foto: KALLXO.com
Pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare
10.8.2024 - 08:42
Pritje të gjata për të dal nga Kosova janë shënuar të shtunën në mëngjes më 10.08.2024 në dy pikë-kalime kufitare, Merdare dhe Dheu i Bardhë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet në dalje në këto dy pika kufitare shkojnë deri në 120 minuta.
Pritje një orëshe për të dal nga Kosova u shënuan edhe në pikë-kalimin në Jarinje.
Ndërsa, të gjithë ata që hyjnë në Kosovë nuk ka pritje të gjata. Në pikë kalimin-kufitar pritjet për të hyrë dhe dal janë nga 1- deri në 15 minuta.
Këto janë të dhënat e fundit nga pikë-kalimet kufitare.