
Pritje të gjata në IKShPK, disa qytetarë kthehen në shtëpi pa u testuar
Qytetarët që sot kanë shkuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të bërë testin për COVID-19 janë kthyer pa u testuar.
Në videot që kanë dërguar në KALLXO.com qytetaret janë ankuar se nga IKSHPK sot nuk janë kryer testet.
Në pjesët ku zakonisht testohen pacientet për COVID-19, pacientët sot nuk kanë pranuar shërbime derisa ata janë detyruar që të kthehen prapa në shtëpi.
KALXO.com ka provuar të kontaktoj edhe me IKSHPK-në dhe zyrtarët për media për të konfirmuar këtë, por deri më tani ata nuk kanë kthyer përgjigje.
Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë u shënuan 764 raste pozitive me COVID-19 nga 1 mijë e 827 teste. Gjithashtu, vdiqën edhe 12 persona.
Në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 37.792 raste nga 139.699 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 975 raste të vdekjes.