Merdare - Ilustrim

Pritje mbi tri orë për të dalë nga pikë kufitare në Merdarë

Mbi tri orë janë duke pritur bashkatdhetarët për të dalë nga pika kufitare në Merdarë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme(MPB), pritjet janë nga 3 orë e 20 minuta deri në 3 orë e 40 minuta për të dalë nga kjo pikë kufitare. Ndërsa për të hyrë përmes pikës kufitare në Merdarë pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Pritje të gjata ka edhe në dalje të pikave kufitare Jarinjë dhe Dheu i Bardhë.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të dalë janë deri në 2 orë e 20 minuta ndërsa për të hyrë në këtë pikë pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.

Në Jarinjë udhëtarët për të dalë nga kjo pikë presin prej 2 orë deri në 2 orë e 30 minuta, kurse pritjet për të hyrë përmes kësaj pike janë 10 deri në 20 minuta.

Pritjet në pikën kufitare në Muçibabë janë deri në 60 minuta dhe në pikën kufitare Mutivodë 15 deri në 20 minuta.

Në pikat tjera kufitare udhëtarët aktualisht presin 3 deri në 5 minuta për të hyrë dhe për të dalë.

Për t’u informuar në lidhje me kolonat nëpër pikat kufitare të Kosovës mund të klikoni KËTU.