Pritje mbi 4 orë në Merdarë për të dalë nga Kosova
07.1.2022 - 18:40
Më shumë se katër orë janë duke pritur udhëtarët për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë.
Kështu po thuhet në tabelën e fluksit në pikat e kalimit kufitar të menaxhuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas të dhënave nga MPB-ja në pikën e kalimit kufitar Merdarë duhet pritet deri në 4 orë e 20 minuta për dalje.
Në po të njëjtin vend është krijuar një kolonë prej tre kilometrash.
Te pika tjetër kufitare, në Mutivodë, pritjet zgjasin afër një orë e gjysmë, ndërsa në Jarinjë vetëm një orë.
Sipas të dhënave të MPB-së gjendja në pikat e tjera kufitare është më e qetë.
Për t’u informuar në lidhje me kolonat nëpër pikat kufitare të Kosovës mund të klikoni KËTU.