Pikë-kalimi kufitar në Merdarë Foto: KALLXO.com

Pritje deri në tri orë në Merdarë për të dalë nga Kosova

Deri në tri orë po presin qytetarët në pikën kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolonat në këtë pikë kufitare janë të gjata deri në 1,500 metra.

35 deri në 40 minuta qytetarët mund të presin në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, kurse deri në gjysmë ore në Jarinje.

Në pikët e tjera kufitare, pritjet në dalje të Kosovës mund të zgjasin jo më shumë se 5 minuta.