Foto: Ilustrim

Pritet të bëhen bashkë “e-prokurimi” dhe Thesari, në këtë fushë Kosova e para në rajon

Ndonëse vendet tjera të rajonit, janë ende në fazën e diskutimeve, Kosova bëhet vendi i parë që lansoi modulet të cilat kanë të bëjnë me menaxhimin e kontratave për autoritete kontraktuese dhe operatorët ekonomik dhe vlerësimin e perfomancës së operatorëve ekonomik. Gjithashtu në konferencën e organizuar për këto module, u tha se pritet të bëhen bashkë “e-prokurimi” dhe Thesari në shkëmbimin e informacioneve për çështjen e pagesave.

Kryetari i Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP), Osman Vishaj, njoftoi se institucioni që udhëheq ai është duke punuar që të shkëmbehen të dhënat në mes të “e-prokurim” dhe “Thesari” në çështjen e pagesave.

“Më lejoni t’ju informoj që KRPP është duke punuar ngushtë me Ministrinë e Financave, përkatësisht departamentin e Thesarit, që kontratat me të dhënat e kontratës të jenë në dispozicion dhe të shkëmbehen me sistemin për menaxhimin e financave publike për validime elektronike gjatë gjithë procesit të pagesave të faturave nga Thesari”, tha Vishaj.

Me rastin e lansimit të moduleve të reja, Vishaj bëri të ditur se Kosova është vendi i parë në rajon për këto module.

“Sot Kosova ka 13 vjet shtet dhe është e para në rajon rreth këtyre dy moduleve. Në një takim që kam pas me përfaqësuesit e Bankës Botërore, janë shprehur se vendet e rajonit janë vetëm në fazën e diskutimeve të këtyre dy moduleve”, tha kryetari Vishaj.

Më tej u tha se zbatimi i këtyre moduleve përfshinë më tepër sesa arkivimin e kontratave dhe dokumenteve sepse mundëson menaxhimin e kontratave publike përfshirë krijimin e planeve të menaxhimit të kontratës, si dhe vlerësimin e perfomrancës së kontraktorëve.

Nga vlerësimi i perfomancës synohet të ndërtohet një regjistër ri i të perfomancës të kaluar të operatorëve ekonomik që në të ardhmen të vendosë si kriter i vlerësimit gjatë vlerësimit të ofertave.

Zhvillimi i këtyre dy moduleve është përkrahur nga USAID.

https://kallxo.com/lajm/krpp-lanson-modulet-per-menaxhimin-e-kontratave-dhe-vleresimin-e-operatoreve-ekonomik/