Pritet adresimi i Enver Hoxhajt pas zhvillimeve të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pritet të mbajë konferencë për media pas zhvillimeve të fundit në Qeveri dhe Kuvend.

Hoxhaj pritet të flas para mediave sonte rreth orës 20:45, në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Nuk dihet ende nëse do të mbahet Seanca e Kuvendit për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje apo eventualisht edhe për zgjedhjen e Presidentit të vendit.