Priten masa të reja ndaj COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nesër do të mblidhen për të shqyrtyuar propozime të reja anti – COVID.

“Komiteti nesër do të shqyrtojë disa propozime që kanë të bëjnë me kufizime të mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm, rritje të përkujdesit në institucione publike e private, rritje të kujdesit për grup-mosha e kategori të caktuara dhe të tjera”, thuhet në komunikatën e MSh.

MSh tutje bënë thirrje për kujdes të shtuar.

Kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë:

– Ministria e Shëndetësisë kërkon nga prindërit që të mos i ekspozojnë fëmijët e tyre në rreziqe për shëndetin duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme të paralajmëruara nëpër rrjete sociale si ato për Halloëeen, duke e ditur faktin se janë në fuqi vendimet që ndalojnë grumbullime të qytetarëve dhe organizime të ngjashme.

– Ndërkohë, kërkohet nga Policia e Kosovës dhe inspektoratet përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj shkelësve të vendimeve që lidhen me COVID-19, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Numër rekord i rasteve të reja me COVID-19

.