Prishtinë, zjarrfikësit e shpëtojnë një qen

Zjarrfikësit e Prishtinës kanë shpëtuar një qen, të cilit i kishte ngecur koka në një gyp të plastikës.

Udhëheqësi i Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi,  ka thënë për KALLXO.com se pas raportimit të qytetarëve për gjendjen e qenit kanë dalë në terren dhe kanë ofruar ndihmë.

“Tërë ditën e kemi kërkuar në Prishtinë, por në orën 19:00 e kemi gjetur, pasi kanë lajmëruar qytetarët se ku është, pastaj kanë shkuar zjarrfikësit dhe e kanë liruar”- ka thënë Gashi.