Foto-ilustrim

Prishtinë, zhduket një vajzë

Një qytetare është ankuar në Polici për zhdukjen e së bijës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në lagjen “Kalabria”.

Sipas ankueses, vajza e saj ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti, i cili po trajtohet si person i zhdukur, është duke u hetuar.