Prishtina

Prishtinë, zhduket një grua

Një qytetare ka raportuar në Polici në Prishtinë për zhdukjen e nënës së saj.

Ankuesja rastin e ka raportuar të premten rreth orës 14:00.

Ajo ka thënë se nëna e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Për rastin është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.