Foto: Ilustrim

Prishtinë, vjedhje në pompë të derivateve

Mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Në raportin e policisë thuhet se dy burra, viktima, kanë njoftuar për një grabitje nga tre persona të panjohur.

Personat të cilët kanë qenë të maskuar dhe armatosur kanë vjedhur para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia, e cila ka dalur në vend të ngjarjes, nuk raporton për persona të lënduar.

Tutje në raport thuhet se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.