Ilustrim

Prishtinë, viktima sulmohet nga pesë persona të panjohur

Një burrë nga Prishtina ka deklaruar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës se para dy ditësh, më 17 maj 2022 në orët e vonshme të mbrëmjes është sulmuar fizikisht nga 5 persona të panjohur.

Në njoftimin e Policisë është thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Ferid Curri”.

Tutje është thënë se viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është liruar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Po ashtu, Policia ka treguar se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.